I i Kronikave
Kapitull 6
Bijtë e Levit ishin Gershomi, Kehathi dhe Merari.
2 Bijtë e Kehathit ishin Amrami, Itshari, Hebroni dhe Uzieli.
3 Bijtë e Amramit ishin Aaroni, Moisiu dhe Miriami. Bijtë e Aaronit ishin Nadabi, Abihu, Eleazari dhe Ithamari.
4 Eleazarit i lindi Finehasi; Finehasit i lindi Abishua;
5 Abishuas i lindi Buki; Bukit i lindi Uzi.
6 Uzit i lindi Zerahiahu; Zerahiahut i lindi Merajothi;
7 Merajothit i lindi Amariahu; Amariahut i lindi Ahitubi;
8 Ahitubit i lindi Tsadoku; Tsadokut i lindi Ahimaatsi.
9 Ahimaatsit i lindi Azariahu; Azariahut i lindi Johanani.
10 Johananit i lindi Azariahu (ai shërbeu si prift në tempullin që Salomoni ndërtoi në Jeruzalem);
11 Azariahut i lindi Amariahu; Amariahut i lindi Ahitubi;
12 Ahitubit i lindi Tsadoku; Tsadokut i lindi Shalumi;
13 Shalumit i lindi Hilkiahu; Hilkiahut i lindi Azariahu;
14 Azariahut i lindi Serajahu; Serajahut i lindi Jehotsadaku;
15 Jehotsadaku shkoi në mërgim, kur Zoti çoi në robëri Judën dhe Jeruzalemin me anë të Nebukadnetsarit.
16 Bijtë e Levit ishin Gershomi, Kehathi dhe Merari.
17 Këta janë emrat e bijve të Gershomit: Libni dhe Shimei.
18 Bijtë e Kehathit ishin Amrami, Itshari, Hebroni dhe Uzieli.
19 Bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi. Këto janë familjet e Levit, sipas etërve të tyre.
20 Gershomi pati si djalë Libnin, bir i të cilit ishte Jahathi, bir i të cilit ishte Zimahu,
21 bir i të cilit ishte Joabi, bir i të cilit ishte Ido, biri të cilit ishte Zerahu, bir i të cilit ishte Jeatherai.
22 Bijtë e Kehathit ishin Aminadabi, bir i të cilit ishte Koreu, bir i të cilit ishte Asiri,
23 bir i të cilit ishte Elkanahu, bir i të cilit ishte Ebiasaf, biri të cilit ishte Asiri,
24 bir i të cilit ishte Tahathi, bir i të cilit ishte Uriel, biri të cilit ishte Uziahu, bir i të cilit ishte Shauli.
25 Bijtë e Elkanahut ishin Amasai dhe Ahimothi,
26 bir i të cilit ishte Elkanah, bir i të cilit ishte Cofaj, biri i të cilit ishte Nahathi,
27 biri i të cilit ishte Eliab, bir i të cilit ishte Jerohami, bir i të cilit ishte Elkanahu.
28 Bijtë e i Samuelit / Samuelit ishin Joeli, i parëlinduri, dhe Abia, i dyti.
29 Bijtë e Merarit ishin Mahli, bir i të cilit ishte Libni, bir i të cilit ishte Shimei, bir i të cilit ishte Uzahu,
30 bir i të cilit ishte Shimea, bir i të cilit ishte Haghiah, bir i të cilit ishte Asajahu.
31 Këta janë ata që Davidi caktoi për shërbimin e këngës në shtëpinë e Zotit, mbasi iu gjet një vend prehjeje arkës.
32 Ata ushtruan shërbimin e tyre me këngë përpara tabernakullit të çadrës së mbledhjes, deri sa Salomoni ndërtoi shtëpinë e Zotit në Jeruzalem; dhe shërbenin sipas rregullores që u ishte caktuar.
33 Këta janë ata që kryenin shërbimin dhe këta bijtë e tyre: Nga bijtë e Kehathitit ishte Hemani, këngëtari, bir i Joelit, bir i i Samuelit / Samuelit,
34 bir i Elkanahut, bir i Jerohamit, bir i Elielit, bir i Toahut,
35 bir i Tsufit, bir i Elkanahut, bir i Mahathit, bir i Amasait,
36 bir i Elkanahut, bir i Joelit, bir i Azariahut, bir i Zephaniah,
37 bir i Tahathit, bir i Asirit, bir i Ebiasafit, bir i Koreut,
38 bir i Itsharit, bir i Kehathit, bir i Levit, bir i Izraelit.
39 Pastaj vinte i vëllai Asaf, që rrinte në të djathtë të tij; Asafi, bir i Berekiahut, bir i Shimeut,
40 bir i Mikaelit, bir i Baasejahut, bir i Malkijahut,
41 bir i Ethnit, bir i Zerahut, bir i Adajahut,
42 bir i Ethanit, bir i Zimahut, bir i Shimeit,
43 bir i Jahathit, bir i Ghershomit, bir i Levit.
44 Bijtë e Merarit, vëllezërit e tyre, qëndronin në të majtë dhe ishin Ethsani, bir i Kishit, bir i Abdiut, bir i Mallukut,
45 bir i Hadshabiahut, bir i Amatsiahut, bir i Hilkiahut,
46 bir i Amtsit, bir i Banit, bir i Shemerit,
47 bir i Mahlit, bir i Mushit, bir i Merarit, bir i Levit.
48 Vëllezërit e tyre, Levitët, ishin caktuar për çdo lloj shërbimi në tabernakullin e shtëpisë së Perëndisë.
49 Por Aaroni dhe bijtë e tij ofronin flijime mbi altarin e olokausteve dhe mbi altarin e temjanit, duke e bërë gjithë shërbimin në vendin shumë të shenjtë, dhe për të bërë shlyerjen për Izraelin, sipas gjithë atyre që kishte urdhëruar Moisiu, shërbëtor i Perëndisë.
50 Këta ishin bijtë e Aaronit: Eleazari, bir i të cilit ishte Finehasi, bir i të cilit ishte Abishua,
51 bir i të cilit ishte Buki, bir i të cilit ishte Uzi, bir i të cilit ishte Zerahiah,
52 bir i të cilit ishte Merajothi, bir i të cilit ishte Amariahu, bir i të cilit ishte Ahitubi,
53 bir i të cilit ishte Tsadoku, bir i të cilit ishte Ahimaatsi.
54 Këto ishin vendet e banesave të tyre, sipas ngulimeve të tyre në territoret e tyre, që iu dhanë me short bijve të Aaronit të familjes së Kehathitëve;
55 atyre iu dha Hebroni në vendin e Judës me tokat përreth për të kullotur;
56 por arat e qyteti dhe fshatrat e tij iu dhanë Kalebit, birit të Jefunehut.
57 Bijve të Aaronit iu dha Hebroni, një ndër qytetet e strehimit, Libnahu me tokat e tij për kullotë, Jatiri, Eshteoma me tokat e tij për kullotë,
58 Hileni me tokat e tij për kullotë, Debiri me tokat e tij për kullotë,
59 Ashani me tokat e tij për kullotë, Beth-Semeshu me tokat e tij për kullotë.
60 Nga fisi i Beniaminëve morën Gebën me tokat e tij për kullotë, Alemethin me tokat e tij për kullotë dhe Anathothin me tokat e tij për kullotë. Të gjitha qytetet që u ndanë midis familjeve të tyre ishin gjithsej trembëdhjetë.
61 Pjesës tjetër të bijve të Kehathit iu dhanë me short dhjetë qytete nga ana e familjes së fisit, që iu morën gjysmës së fisit, domethënë nga gjysma e fisit të Manasit.
62 Bijve të Ghershomit, sipas familjeve të tyre, iu dhanë trembëdhjetë qytete, që iu morën fisit të Isakar, nga fisi i Asherit, fisit të Neftalit dhe fisit të Manasët në Bashanit.
63 Bijve të Merarit, sipas familjeve të tyre, iu dhanë me short dymbëdhjetë qytete, që iu morën fisit të Rubenit, fisit të Gadit dhe fisit të Zabulonit.
64 Kështu bijtë e Izraelit u dhanë Levitëve këto qytete bashkë me toket e tyre për kullotë.
65 Ata ua dhanë me short këto qytete, që janë përmëndur me emrin dhe që u janë marrë fisit të bijve të Judës, fisit të bijve të Simeonit dhe fisit të bijve të Beniaminit.
66 Disa familje të bijve të Kehathit patën qytete në territorin që iu caktua atyre dhe që u morën nga fisi i Efraimit.
67 Ata u dhanë atyre edhe Sikemin, një ndër qytetet e strehimit, me tokat e tij për kullotë në krahinën malore të Efraimit, dhe Ghezerin me tokat e tij për kullotë,
68 Jokmeamin me tokat e tij për kullotë, Beth-Horonin me tokat e tij për kullotë,
69 Ajalonin me tokat e tij për kullotë, Gath-Rimonin me tokat e tij për kullotë.
70 Dhe nga gjysma e fisit të Manasit, Anerin me tokat e tij për kullotë, Bileamin me tokat e tij për kullotë iu dha pjesës tjetër së familjes së bijve të Kehathit.
71 Bijve të Gershonit iu dhanë, duke i marrë nga familja e gjysmës së fisit të Manasit, Golanin në Bashan me tokat e tij për kullotë dhe Ashtarothin me tokat e tij për kullotë.
72 Nga fisi i Isakarit: Kedeshi me tokat e tij për kullotë, Daberathi me tokat e tij për kullotë,
73 Ramothi me tokat e tij për kullotë dhe Anemi me tokat e tij për kullotë.
74 Nga fisi i Asherit: Mashalin me tokat e tij për kullotë, Abdonin me tokat e tij për kullotë,
75 Hukokun me tokat e tij për kullotë dhe Rehobin me tokat e tij për kullotë.
76 Nga fisi i Neftalit: Kedeshin në Galile me tokat e tij për kullotë, Hamonin me tokat e tij për kullotë dhe Kirjathaimin me tokat e tij për kullotë.
77 Bijve të tjerë të Merarit iu dhanë, nga fisi i Zabulonit, Rimonin me tokat e tij për kullotë dhe Taborin me tokat e tij për kullotë.
78 Matanë Jordanit, pranë Jerikos, në lindje të Jordanit, nga fisi i Rubenit: Betserin në shkretëtirë me tokat e tij për kullotë dhe Jahatsahu me tokat e tij për kullotë,
79 Kedemothi me tokat e tij për kullotë dhe Mefaathi me tokat e tij për kullotë.
80 Nga fisi i Gadit: Ramothi në Galaad me tokat e tij për kullotë, Mahanbim me tokat e tij për kullotë,
81 Heshboni me tokat e tij për kullotë dhe Jazeri me tokat e tij për kullotë.