Abort
- 
Nuk do të vrasësh.  -  
 Ligji i Përtërirë / Deuteronomy 5:17
- 
Dhe sytë e tu panë masën pa trajtë të trupit tim, dhe në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua, megjithëse asnjë prej tyre nuk ekzistonte ende.- 
 Psalmet / Psalms139:16
- 
Kështu Perëndia krijoi njeriun simbas shëmbëlltyrës së vet, simbas shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai krijoi mashkullin e femrën. -  
 Zanafilla / Genesis 1:27
- 
Ja, bijtë janë një trashëgimi që vjen nga Zoti; fryti i barkut është një shpërblim. -  
 Psalmet / Psalms127:3
- 
Po, ti ke formuar të përbrëndëshmet e mia, ti më ke endur në barkun e nënes sime.Unë do të të kremtoj, sepse jam krijuar në mënyrë të mrekulluar; veprat e tua janë të mrekullueshme, dhe unë e di shumë mirë këtë gjë.Kockat e mia nuk ishin një e fshehtë për ty kur u formova në fshehtësi duke u endur në thellësitë e tokës. -  
 Psalmet / Psalms139:13-15
- 
Ai që më ka bërë mua në barkun e nënës, a nuk e ka bërë edhe atë? A nuk ka qenë po ai Perëndi që na ka krijuar në bark?-  
 Jobi / Job 31:15
- 
"Para se unë të të formoja në barkun e nënës sate, të kam njohur; para se ti të dilje nga barku i saj, të kam shenjtëruar dhe të kam caktuar profet të kombeve".  - 
 Jeremia / Jeremiah 1:5