Shtatzënia dhe lindja
- 
nga Perëndia e atit tënd që do të të ndihmojë dhe nga Shumë i Larti që do të të bekojë me bekimet e qiellit nga lart, me bekimet e humnerës që ndodhet poshtë, me bekimet e sisëve dhe gjirit të nënës. 
 Zanafilla / Genesis 49:25
- 
Dhe bijtë e Izraelit qenë frytdhënës, u shumëzuan fort dhe u bënë të shumtë, u bënë jashtëzakonisht të fortë; dhe vendi u mbush me ta.   
 Eksodi / Exodus 1:7
- 
Ai do të të dojë, do të të bekojë dhe do të të shumëzojë, do të bekojë frytin e gjiut tënd dhe frytin e tokës sate, grurin tënd, mushtin dhe vajin tënd, pjelljet e lopëve dhe të deleve të tua në vendin që u betua t'u japë etërve të tu.Ti do të jesh më i bekuari i të gjithë popujve dhe nuk do të ketë midis teje asnjë burrë apo grua shterpë, as edhe midis bagëtisë sate.   
 Ligji i Përtërirë / Deuteronomy 7:13, 14
- 
Ai që më ka bërë mua në barkun e nënës, a nuk e ka bërë edhe atë? A nuk ka qenë po ai Perëndi që na ka krijuar në bark?  
 Jobi / Job 31:15
- 
Pasardhësit e tij do të jenë të fuqishëm mbi tokë, brezat e njerëzve të drejtë do të jenë të bekuar.   
 Psalmet / Psalms 112:2
- 
Ai bën që gruaja shterpe të banojë në familje, si nënë e lumtur e fëmijëve. Aleluja.  
 Psalmet / Psalms 113:9
- 
Ja, bijtë janë një trashëgimi që vjen nga Zoti; fryti i barkut është një shpërblim.  
 Psalmet / Psalms 127:3
- 
Po, ti ke formuar të përbrëndëshmet e mia, ti më ke endur në barkun e nënes sime.  
 Psalmet / Psalms 139:13
- 
Sepse ai ka përforcuar shufrat e portave të tua dhe ka bekuar bijtë e tu në mes teje.  
 Psalmet / Psalms 147:13
- 
Ai do të kullosë kopenë e tij si një bari, do t'i mbledhë qengjat me krahun e tij dhe do t'i mbajë në gji të tij, dhe do të udhëheqë me ëmbëlsi dhe kujdes delet që kanë të vegjëlit e tyre.  
 Isaia / Isaiah 40:11
- 
Sepse unë do të derdh ujë mbi atë që ka etje dhe rrëke mbi tokën e thatë; do të derdh Frymën time mbi pasardhësit e tu dhe bekimin tim mbi trashëgimtarët e tu.Ata do të rriten në mes të barit, si shelgje gjatë rrjedhave ujore. 
 Isaia / Isaiah 44:3, 4
- 
"Para se unë të të formoja në barkun e nënës sate, të kam njohur; para se ti të dilje nga barku i saj, të kam shenjtëruar dhe të kam caktuar profet të kombeve".   
 Jeremia / Jeremiah 1:5
- 
Tani, e lumur është ajo që besoi, sepse gjërat që i janë thënë nga ana e Zotit do të realizohen!''.  
 LLUKA / Luke 1:45
- 
Të gjithë këta vdiqën në besim, pa marrë premtimet e bëra, por i panë ato për se largu dhe u bindën dhe i përshëndetën ato me gëzim duke rrëfyer se janë të huaj dhe shtegtarë mbi dhe.  
 HEBRENJTE / Hebrew 11:11
- 
dhe më nxori jashtë, larg; më çliroi sepse më do.   
 Psalmet / Psalms 18:19
- 
Ma vër veshin, nxito të më çlirosh; bëhu për mua një kështjellë e fortë dhe një vend i fortifikuar që të më shpëtosh.   
 Psalmet / Psalms 31:2
- 
Engjëlli i Zotit zë vend rreth atyre që kanë frikë prej tij dhe i çliron. 
 Psalmet / Psalms 34:7
- 
Prano, o Zot, të më çlirosh. O Zot, nxito të më ndihmosh.   
 Psalmet / Psalms 40:13
- 
Sa për mua, unë jam i varfër dhe nevojtar, por Zoti kujdeset për mua. Ti je mbështetja ime dhe çlirimtari im; Perëndia im, mos u vono.  
 Psalmet / Psalms 40:17
- 
Kërkomë ditën e fatkeqësisë, unë do të të çliroj dhe ti do të më lëvdosh".  
 Psalmet / Psalms 50:15
- 
Nga skaji i tokës unë të bërtas ty, ndërsa zemra ime po shkrihet; më ço në shkëmbin që është më i lartë se unë,   
 Psalmet / Psalms 61:2
- 
Duke qenë se ai ka vënë mbi mua dashurinë e tij, unë do ta çliroj dhe do ta çoj lart në vend të sigurt, sepse ai njeh emrin tim.  
 Psalmet / Psalms 91:14
- 
Edhe kur i shtrëngon dorën një tjetri për një besëlidhje, njeriu i keq nuk do të mbetet i pandëshkuar, por pasardhësit e të drejtëve do të shpëtojnë. 
 Fjalët e urta / Proverbs 11:21
- 
Ai i jep forcë të lodhurit dhe rrit fuqinë e të këputurit.Të rinjtë mundohen dhe lodhen, të rinjtë e zgjedhur me siguri pengohen dhe rrëzohen,  
 Isaia / Isaiah 40:29-31
- 
Nuk do të lodhen më kot dhe nuk do të lindin fëmijë për të përballuar një shkatërrim të papritur, sepse do të jenë pasardhësit e të bekuarve të Zotit dhe trashëgimarët e tyre bashkë me ata.  
 Isaia / Isaiah 65:23
- 
Para se të provojë dhembjet e pjelljes, ajo ka pjellë; para se t'i vinin dhembjet, ajo lindi një mashkull."Do të çoj vallë në çastin e lindjes pa e bërë të pjellë?", thotë Zoti. "Unë që bëj të lindin a do ta mbyllja vallë barkun e nënës?", thotë Perëndia yt. 
 Isaia / Isaiah 66:7, 9
- 
Gruaja, kur lind, ka dhembje, sepse i erdhi ora; por, sapo e ka lindur fëmijën, nuk kujton më ankthin prej gëzimit që lindi një qenie njerëzore në botë.   
 GJONI / John 16:21
- 
Asnjë tundim nuk ju ka gjetur juve, përveç se tundimi njerëzor; por Perëndia është besnik dhe nuk do të lejojë që t'ju tundojnë përtej fuqive tuaja, por me tundimin do t'ju japë dhe rrugë dalje, që ju të mund ta përballoni.   
 1 KORINTASVE / Corinthians10:13
- 
Por ai më tha: ''Hiri im të mjafton, sepse fuqia ime përsoset në dobësi''. Prandaj me kënaqësi të madhe do të krenohem më tepër për dobësitë e mia, që fuqia e Krishtit të rrijë tek unë.   
 2 KORINTASVE / Corinthians 12:9
- 
Prandaj, sa të kemi rast, le t'u bëjmë të mirën të gjithëve, por në radhë të parë atyre që janë në familjen e besimit.   
 GALATASVE / Galatians 6:9
- 
Po ju bëtë mirë që morët pjesë në pikëllimin tim.   
 FILIPIANEVE / Philippians 4:13
- 
Kjo fjalë është e sigurt: Në qoftë se dikush dëshiron të bëhet peshkop, dëshiron një punë të mirë."  
 1 TIMOTEUT / Timothy 2:15