Disiplinë
-
sepse Zoti qorton atë që do, si një baba djalin që atij i pëlqen.
Fjalët e urta / Proverbs 3:12 -
Kush e kursen shufrën urren birin e vet, por ai që e do e korrigjon me kohë.
Fjalët e urta / Proverbs 13:24 -
. Ndëshko birin tënd sa ka shpresë, por mos u shty deri sa të shkaktosh vdekjen e tij.
Fjalët e urta / Proverbs 19:18 -
Marrëzia lidhet me zemrën e fëmijës, por shufra e korrigjimit do ta largojë prej saj.
Fjalët e urta / Proverbs 22:15 -
Mos ia kurse korrigjimin fëmijës; edhe sikur ta rrahësh me thupër, ai nuk do të vdesë;
Fjalët e urta / Proverbs 23:13 -
Ju shërbëtorë, binduni në çdo gjë zotërinjve tuaj sipas mishit, duke u shërbyer jo vetëm kur ju shohin, sikurse të doni t'u pëlqeni njerëzve, por me thjeshtësinë e zemrës, duke druajtur Perëndinë.
KOLOSIANEVE / Colossians 3:21 -
(sepse në qoftë se dikush nuk di të qeverisë familjen e vet, si do të kujdeset për kishën e Perëndisë?).
1 TIMOTEUT / Timothy 3:4 -
Në qoftë se ju do ta duroni qortimin, Perëndia do t'ju trajtojë si bij; sepse cilin bir nuk e korigjon i ati?Por, po të mbeteni të pandrequr, ku të gjithë u bënë pjestarë, atëherë jeni kopila dhe jo bij.Pastaj etërit tanë sipas mishit i patëm për të na ndrequr dhe i nderonim ata; a nuk do t'i nënshtrohemi edhe më tepër Atit të shpirtrave, për të jetuar?Sepse ata na ndreqën për pak ditë, ashtu siç u dukej më mirë, kurse ai na ndreq për të mirën tonë që të bëhemi pjestarë të shenjtërisë së tij.Çdo ndreqje, pra, aty për aty, nuk duket se sjell gëzim, po hidhërim; por më pas u jep një fryt drejtësie atyre që janë ushtruar me anë të tij.
HEBRENJTE / Hebrew 12:5-9 -
Si mundet një i ri të bëjë rrugën e tij të pastër? Duke e ruajtur me fjalën tënde.
Psalmet / Psalms 119:9 -
Zoti do të kryejë veprën e tij tek unë; o Zot, mirësia jote vazhdon përjetë; mos i braktis veprat e duarve të tua.
Psalmet / Psalms 138:8 -
Bijtë tanë në rininë e tyre qofshin si një bimë e harlisur, dhe bijat tona qofshin si shtylla qosheje, të gdhendura mirë për të zbukuruar një pallat.
Psalmet / Psalms 144:12 -
Biri im, mos harro mësimet e mia dhe zemra jote le të ruajë urdhërimet e mia,
Fjalët e urta / Proverbs 3:1 -
Tani, pra, më dëgjoni, o bij; lum ata që ndjekin rrugët e mia!Dëgjoni këto mësime, tregohuni të urtë dhe mos i hidhni poshtë!
Fjalët e urta / Proverbs 8:32-33 -
Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë, dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket.
Fjalët e urta / Proverbs 22:6 -
Mbasi kishin ngrënë, Jezusi i tha Simon Pjetrit: ''Simon nga Jona, a më do ti mua më shumë se këta?''. Iu përgjigj: ''Po, Zot, ti e di se unë të dua''. Jezusi i tha: ''Kulloti qengjat e mi!''.
Isaia / Isaiah 54:13 -
Mbasi kishin ngrënë, Jezusi i tha Simon Pjetrit: ''Simon nga Jona, a më do ti mua më shumë se këta?''. Iu përgjigj: ''Po, Zot, ti e di se unë të dua''. Jezusi i tha: ''Kulloti qengjat e mi!''.
GJONI / John 21:15 -
Shmang gjithashtu diskutimet e marra dhe pa mend, duke ditur se shkaktojnë grindje.
2 TIMOTEUT / Timothy 2:22 -
Ata dëshmuan për dashurinë tënde përpara kishës; dhe ti të bësh mirë të gujdesësh për udhëtimin e tyre në mënyrë të denjë për Perëndinë,
3GJONI / John 1:4 -
Ki kjdes dhe bindju të gjitha fjalëve që të urdhëroj, që të përparosh ti dhe bijtë e tu pas teje, pse keni bërë atë që është e mirë dhe e drejtë në sytë e Zotit, Perëndisë tënd.
Ligji i Përtërirë / Deuteronomy 12:28 -
u tha atyre: "Merrini me zemër tërë fjalët me të cilat kam dëshmuar sot kundër jush. Do t'ua lini porosi bijve, që ata të kenë kujdes të zbatojnë në praktikë tërë fjalët e këtij ligji.Sepse kjo nuk është një fjalë pa vlerë për ju, por është jeta juaj; dhe me këtë fjalë do të zgjasni ditët tuaja në vendin ku po hyni për ta pushtuar, duke kapërcyer Jordanin".
Ligji i Përtërirë / Deuteronomy 32:46, 47 -
I drejti ecën në ndershmërinë e tij; bijtë e tij do të bekohen pas atij.
Fjalët e urta / Proverbs 20:7 -
Mbasi e shqyrtova situatën u ngrita dhe u thashë parisë, gjyqtarëve dhe pjesës tjetër të popullit: "Mos kini frikë nga ata! Kujtoni Zotin e madh dhe të tmerrshëm dhe luftoni për vëllezërit tuaj, për bijtë dhe bijat tuaja, për bashkëshortet tuaja dhe për shtëpitë tuaja!".
Nehemia / Nehemiah 4:14 -
Ju, shërbëtorë, bindjuni zotërinjve tuaj sipas mishit me druajtje dhe dridhje, në thjeshtësinë e zemrës suaj, porsi Krishtit,
EFESIANEVE / Ephesians 6:4 -
Ti, pra, duro pjesën tënde të vuajtjeve, si një ushtar i mirë i Jezu Krishtit.
2 TIMOTEUT / Timothy 2:2