Ndershmëri


  • edhe veshët njeriun e ri, që përtërihet në njohurinë sipas shëmbullit të atij që e krijoi. -
    KOLOSIANEVE / Colossians 3:9
  • Mos ia ktheni kurrkujt të keqen me të keqe, kërkoni të bëni të mirën përpara gjithë njerëzve. -
    ROMAKEVE / Romans 12:17
  • sepse kujdesemi të veprojmë mirë jo vetëm përpara Zotit, por edhe përpara njerëzve. -
    2 KORINTASVE / Corinthians 8:21
  • Peshorja e pasaktë është e neveritshme për Zotin, por peshimi i saktë i pëlqen.Njerëzit e drejtë udhëhiqen nga ndershmëria, por ligësia e të pabesëve do t'i shkatërrojë këta. -
    Fjalët e urta / Proverbs 11:1, 3
  • Njeriu i keq kapet në kurthin e mëkatit të buzëve të tij, por i drejti do t'i shpëtojë fatkeqësisë. Ai që thotë të vërtetën shpall atë që është e drejtë, por dëshmitari i rremë thotë mashtrime.-
    Fjalët e urta / Proverbs 12:13, 17
  • Kush i fsheh shkeljet e tij nuk do të ketë mbarësi; por ai që i rrëfen dhe i braktis ato, ka për të fituar mëshirën. -
    Fjalët e urta / Proverbs 28:13
  • Dhe u lut përsëri dhe qielli dha shi edhe dheu dha frytin e vet.
    JAKOBI / James 5:16
  • Ne kemi hequr dorë plotësisht nga gjërat e turpshme që bëhen në fshehtësi, duke mos ecur me dinakëri, duke mos falsifikuar aspak fjalën e Perëndisë, por duke shfaqur të vërtetën, ne ia rekomandojmë veten tonë ndërgjegjes së çdo njeriu përpara Perëndisë. -
    2 KORINTASVE / Corinthians 4:2