Lavdërimit


  • Pastaj Nehemia u tha atyre: "Shkoni, hani, ushqime shumë të shijshme dhe pini verëra të ëmbla, dhe u çoni racione atyre që nuk kanë përgatitur asgjë, sepse kjo ditë i është shenjtëruar Zotit tonë. Mos u trishtoni, sepse gëzimi i Zotit është fuqia juaj".
    Nehemia / Nehemiah 8:10
  • Ai që ofron flijime lëvdimi më përlëvdon dhe atij që sillet drejt do t'i tregoj shpëtimin e Perëndisë".
    Psalmet / Psalms 50:23
  • Lum ai popull që njeh britmën e gëzimit, o Zot, sepse ai do të ecë në dritën e fytyrës sate;
    Psalmet / Psalms 89:15
  • Prej andej do të dalin këngë falënderimi dhe zëra njerëzish që festojnë; unë do t'i shumoj dhe jo t'i pakësoj; do t'i bëj të nderuar dhe nuk do të poshtërohen më.
    Jeremia / Jeremiah 30:19
  • duke lavdëruar Perëndinë dhe duke gëzuar simpatinë e gjithë popullit. Dhe Zoti i shtonte kishës çdo ditë ata që ishin shpëtuar.
    VEPRAT / Acts 2:47
  • Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarësie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus.
    FILIPIANEVE / Philippians 4:6
  • Lum ata që janë përndjekur për hir të drejtësisë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve.Lum ju kur do t'ju shajnë dhe do t'ju përndjekin dhe, duke gënjyer, do të thonë të gjitha të zezat kundër jush, për shkakun tim.Gëzohuni dhe ngazëllohuni, sepse shpërblimi juaj është i madh në qiej, sepse kështu i kanë përndjekur profetët që qenë para jush''.
    MATEU / Matthew 5:10-12
  • Lum ju, kur njerëzit do t'ju urrejnë, do t'ju mallkojnë dhe do t'ju fyejnë, do ta shpallin emrin tuaj si të keq, për shkak të Birit të njeriut.Gëzohuni atë ditë dhe hidhuni nga gëzimi, sepse ja, shpërblimi juaj është i madh në qiell; në të njëjtën mënyrë, pra, etërit e tyre i trajtonin profetët.
    LLUKA / Luke 6:22, 23
  • Jua kam thënë këto gjëra, që ta keni paqen në mua; në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën!''.
    GJONI / John 16:33
  • Kështu ata u larguan nga sinedri, duke u gëzuar sepse qenë çmuar të denjë të fyhen për emrin e Jezusit.
    VEPRAT / Acts 5:41
  • Po kush je ti, o njeri, që i kundërpërgjigjesh Perëndisë? A mund t'i thotë ena mjeshtrit: ''Përse më bërë kështu?''.
    ROMAKEVE / Romans 9:20
  • si të brengosur, por gjithmonë të gëzuar; si të varfër, por shumë veta i bëjmë të pasur; si njerëz që s'kanë kurrgjë, por kanë gjithçka.
    2 KORINTASVE / Corinthians 6:10
  • Unë di të jem i përunjur dhe di të jetoj edhe në bollëk; në çdo vend dhe për çdo gjë jam mësuar të nginjem dhe të kem uri, të kem me tepri dhe të vuaj në ngushticë.
    FILIPIANEVE / Philippians4:11
  • Mos e shuani Frymën.
    1 SELANIKASVE / Thessalonians 5:18
  • Sepse ju keni nevojë për ngulm që mbasi, të bëni vullnetin e Perëndisë, të merrni gjërat e premtuara.
    HEBRENJTE / Hebrew 10:34
  • Për këtë shpëtim kërkuan dhe hetuan profetët që profetizuan nga hirin për ju,
    1 PJETRI / I Peter 1:8
  • v
    1 PJETRI / I Peter 3:14
  • Por asnjë nga ju le të mos vuajë si vrasës ose vjedhës ose keqbërës, o sepse përzihet në punët e të tjerëve. Dhe ''nëse i drejti mezi shpëton, ku do të duket i pabesi dhe mëkatari?
    1 PJETRI / I Peter 4:13, 16
  • Ngazëlloni, o njerëz të drejtë, tek Zoti; lëvdimi u shkon për shtat njerëzve të drejtë.
    Psalmet / Psalms 33:1
  • Unë do ta bekoj Zotin në çdo kohë; lëvdimi i tij do të jetë gjithnjë në gojën time.
    Psalmet / Psalms 34:1
  • Gjuha ime do të kremojë drejtësinë tënde dhe do të këndojë lëvdimin tënd tërë ditën.
    Psalmet / Psalms 35:28
  • Gjuha ime do të kremojë drejtësinë tënde dhe do të këndojë lëvdimin tënd tërë ditën.
    Psalmet / Psalms 68:19
  • Goja ime është plot me lëvdimet e tua dhe shpall lavdinë tënde tërë ditën.
    Psalmet / Psalms 71:8
  • Éshtë bukur të kremtosh Zotin, dhe të këndosh lavdet në emrin tënd, o Shumë i Larti;të shpallësh në mëngjes mirësinë tënde dhe çdo natë besnikërinë tënde,
    Psalmet / Psalms 92:1, 2
  • Hyni në portat e tij me falenderim dhe në oborret e tij me lavde; kremtojeni, bekoni emrin e tij.
    Psalmet / Psalms 100:4
  • Beko, shpirti im, Zotin, dhe të gjitha ato që janë tek unë të bekojnë emrin e tij të shenjtë.Beko, shpirti im, Zotin dhe mos harro asnjë nga të mirat që ka bërë.
    Psalmet / Psalms 103:1, 2
  • Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë e tij në dobi të bijve të njerëzve.
    Psalmet / Psalms 107:8
  • le të ofrojnë flijime lëvdimi dhe le të tregojnë veprat e tij me këngë gëzimi.
    Psalmet / Psalms 107:22
  • Nga lindja e diellit deri në perëndim të tij u lëvdoftë emri i Zotit.
    Psalmet / Psalms 113:3
  • Le të ngremë lart zemrat tona dhe duart tona në drejtim të Perëndisë të qiejve.
    Vajtimet / Lamentatians 3:41
  • Por unë me zëra lëvdimi do të ofroj flijime dhe do të plotësoj betimet që kam bërë. Shpëtimi i përket Zotit".
    JONAH 2:9
  • duke e falënderuar vazhdimisht për çdo gjë Perëndinë dhe Atin, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht;nënshtrohuni njëri-tjetrit në druajtjen e Krishtit!
    EFESIANEVE / Ephesians 5:19, 20
  • Mos e shuani Frymën.
    1 SELANIKASVE / Thessalonians 5:18
  • Dëgjoni të parët tuaj dhe nënshtrohuni atyre, sepse ata rrijnë zgjuar për shpirtërat tuaj, si ata që duhet të japin llogari; që ta bëjnë këtë me gëzim dhe jo me psheretima, sepse kjo nuk do t'ju sillte dobi.
    HEBRENJTE / Hebrew 13:15
  • Dhe nga froni erdhi një zë, duke thënë: ''Lëvdoni Perëndinë tonë, gjithë ju shërbëtorë të tij dhe ju që e druani, dhe të vegjlit dhe të mëdhenjtë''.
    ZBULESA / Revelation 19:5