Pretendojnë tokën
-
Çohu në këmbë, bjeri rreth e qark vendit, sepse unë do të ta jap ty".
Zanafilla / Genesis 13:17 -
Tokat nuk do të shiten për gjithnjë, sepse toka është imja; sepse ju jeni të huaj dhe qiramarrës tek unë.
Leviticus 25:23 -
Çdo vend që do të shkelë këmba juaj, do të jetë juaji; kufijtë tuaj do të shtrihen nga shkretëtira deri në Liban, dhe nga lumi, lumi Eufrat, deri në detin perëndimor.
Ligji i Përtërirë / Deuteronomy 11:24 -
ai më çoi larg tyre; ai më shpëtoi sepse i pëlqej.
2 i Samuelit / Samuel 22:20 -
Më kërko dhe unë do të jap kombet si trashëgimi për ty dhe mbarë dheun si zotërim tëndin.
Psalmet / Psalms 2:8 -
Por në fatkeqësitë e tyre ata i thirrën Zotit dhe ai i çliroi nga ankthet e tyre;dhe i çoi në rrugën e drejtë, me qëllim që të arrinin në një qytet ku të banonin.
Psalmet / Psalms 107:6, 7 -
Kur do të shkoni djathtas ose kur do të shkoni majtas, veshët e tu do të dëgjojnë prapa teje një fjalë që do të thotë: "Kjo është rruga, ecni në të!".
Isaia / Isaiah 30:21 -
Lypni dhe do t'ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t'ju çelet.
MATEU / Matthew 7:7 -
sepse priste qytetin që ka themelet, mjeshtër dhe ndërtues i të cilit është Perëndia.
HEBRENJTE / Hebrew 11:8 -
Dhe ja, unë jam me ty dhe do të të mbroj kudo që të vesh, dhe do të të sjell përsëri në këtë vend; sepse nuk do të të braktis para se të bëj atë që të kam thënë".
Zanafilla / Genesis 28:15 -
Ja, pra, unë po dërgoj një Engjëll para teje që të të ruajë gjatë rrugës, dhe të të futë në vendin që kam përgatitur.
Eksodi / Exodus 23:20 -
Tani shko, çoje popullin ku të kam thënë. Ja, Engjëlli im do të shkoj para teje, por ditën që do të vij për t'i dënuar, do t'i dënoj për mëkatin e tyre".
Eksodi / Exodus 32:34 -
Zoti u përgjigj: "Prania ime do të shkojë me ty, dhe unë do të të jap pushim".
Eksodi / Exodus 33:14 -
Do të jesh i bekuar kur hyn dhe i bekuar kur del.
Ligji i Përtërirë / Deuteronomy 28:6 -
dhe shkonin nga një komb te tjetri, nga një mbretëri te një popull tjetër.Ai nuk lejoi që t'i shtypte njeri; përkundrazi ndëshkoi disa mbretër për hir të tyre,dhe tha: "Mos prekni të vajosurit e mi dhe mos bëni asnjë të keqe profetëve të mi".
Psalmet / Psalms 105:13-15 -
Por në fatkeqësitë e tyre i këlthasin Zotit, dhe ai i shpëton nga ankthet e tyre.Ai e fashit furtunën në një murmurim dhe valët e saj pushojnë.Kur ato qetësohen, ata gëzohen, dhe ai i çon në portin e dëshiruar prej tyre.
Psalmet / Psalms 107:28-30 -
Zoti do të ruajë daljet dhe hyrjet e tua, tani dhe përjetë.
Psalmet / Psalms 121:8 -
Në rast se marr krahët e agimit dhe shkoj të banoj në skajin e detit,edhe aty dora jote do të më udhëheqë dhe dora jote e djathtë do të më kapë.
Psalmet / Psalms 139:9, 10 -
Unë do të ec para teje dhe do të sheshoj vendet e ngritura, do të bëj copë-copë portat prej bronzi dhe do të thyej shufrat prej hekuri.Do të të jap thesaret e territ dhe pasuritë e fshehura në vende të fshehta, me qëllim që ti të njohësh që unë jam Zoti, Perëndia i Izraelit, që të thërret me emër.
Isaia / Isaiah 45:2, 3 -
Prandaj thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Megjithatë unë i kam larguar midis kombeve dhe i kam shpërndarë në vende të huaja, unë do të jem për ta për pak kohë një shenjtërore në vendet ku kanë shkuar.
Ezekieli / Ezekiel 11:16