Guxim


  • Do të flas për porositë e tua para mbretërve dhe nuk do të turpërohem.
    Psalmet / Psalms 119:46
  • Frika e njeriut përbën një lak, por ai që ka besim te Zoti është i siguruar.
    Fjalët e urta / Proverbs 29:25
  • O Sion, ti që sjell lajmin e mirë, ngjitu mbi një mal të lartë! O Jeruzalem, ti që sjell lajmin e mirë, ngrije zërin me forcë! Ngrije zërin, mos ki frikë! Thuaju qyteteve të Judës: "Ky është Perëndia juaj!".
    Isaia / Isaiah 40:9
  • Zoti, Zoti, më ka dhënë gjuhën e dishepujve që të mund ta mbaj me fjalë të lodhurin; ai më zgjon çdo mëngjes; zgjon veshin tim, që unë të dëgjoj si veprojnë dishepujt.
    Isaia / Isaiah 50:4
  • Por Zoti më tha: "Mos thuaj: "Jam një djalosh", sepse ti do të shkosh te të gjithë ata te të cilët do të të dërgoj unë dhe do t'u thuash tërë ato që do të urdhëroj.
    Jeremia / Jeremiah 1:7
  • Unë e bëra ballin tënd si një diamant, më të fortë se stralli; mos ki frikë prej tyre, mos u tremb nga ata, sepse janë një shtëpi rebele".
    Ezekieli / Ezekiel 3:9
  • Ju jeni drita e botës; një qytet i ngritur në majë të malit nuk mund të fshihet.Po ashtu nuk ndizet një qiri për ta vënë nën babunë, por për ta vënë mbi shandan, dhe t'u bëjë dritë të gjithë atyre që janë në shtëpi.
    MATEU / Matthew 5:14, 15
  • Ashtu le të shndritë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiej''.
    MATEU / Matthew 5:16
  • Sepse kujtdo që do t'i vijë turp për mua dhe për fjalët e mia në mes të këtij brezi kurorëshkelës dhe mëkatar, për atë do t'i vijë turp edhe Birit të njeriut, kur të arrijë në lavdinë e Atit të vet, me engjëjt e shenjtë''.
    Mark 8:38
  • Ju do të merrni fuqi kur Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ju dhe do të bëheni dëshmitarët e mi në Jeruzalem dhe në gjithë JUDA / Judenë, në Samari dhe deri në skajin e dheut''.
    VEPRAT / Acts 1:8
  • Ata, kur e panë çiltërsinë e Pjetrit dhe të Gjonit dhe duke kuptuar se ishin njerëz të pamësuar dhe pa arsim, u mrrekulluan dhe i njihnin se kishin qenë me Jezusin.
    VEPRAT / Acts 4:13
  • Por Pjetri dhe apostujt, duke u përgjigjur, thanë: ''Duhet t'i bindemi Perëndisë më shumë sesa njerëzve.
    VEPRAT / Acts 5:29
  • Në fakt unë nuk kam turp për ungjillin e Krishtit, sepse ai është fuqia e Perëndisë për shpëtimin e cilitdo që beson, më parë JUDA / Judeun e pastaj Grekun.
    ROMAKEVE / Romans 1:16
  • për të cilin jam i dërguari në pranga, që të mund të shpall lirësisht, siç e kam për detyrë.Por, që ta dini edhe ju si jam dhe çfarë bëj, Tikiku, vëllai i dashur dhe shërbenjësi besnik në Zotin, do t'ju informojë për të gjitha;
    EFESIANEVE / Ephesians 6:19, 20
  • Ne, pra, nuk kemi përdorur kurrë, sikurse e dini mirë, fjalë lajkatuese, dhe as nuk jemi nisur nga motive lakmie; Perëndia është dëshmitar.
    1 SELANIKASVE / Thessalonians 2:4
  • që na shpëtoi dhe na thirri me një thirrje të shenjtë, jo sipas veprave tona, por sipas qëllimit të tij dhe sipas hirit, që na u dha në Krishtin Jezus përpara fillimit të kohëve
    2 TIMOTEUT / Timothy 1:8
  • U kujto atyre që t'u nënshtrohen pushtetarëve dhe autoriteteve, të jenë të bindur, gati për çdo vepër të mirë.
    TITIT / Titus 2:15
  • qoftë qeveritarëve, si të dërguar prej tij për të ndëshkuar keqbërësit dhe për të lavdëruar ata që bëjnë të mirën,
    1 PJETRI / I Peter 2:12