Diturinë


  • O Zot, më udhëhiq për drejtësinë tënde, për shkak të armiqve të mi; bëje të drejtë para meje rrugën tënde,
    Psalmet / Psalms 5:8
  • O Zot, më trego rrugët e tua, më mëso shtigjet e tua.Më udhëhiq në të vërtetën tënde dhe më mëso, sepse ti je Perëndia i shpëtimit tim; unë shpresoj shumë te ti gjatë gjithë ditës.
    Psalmet / Psalms 25:4, 5
  • Ai do të udhëheqë njerëzit zemërbutë në drejtësi dhe do t'u mësojë të përulurve rrugën e tij.
    Psalmet / Psalms 25:9
  • O Zot, më mëso rrugën tënde dhe më udhëhiq në një shteg të sheshtë, për shkak të armiqve të mi.
    Psalmet / Psalms 27:11
  • Unë do të të edukoj dhe do të të mësoj rrugën, nëpër të cilën duhet të ecësh; unë do të të këshilloj dhe do ta mbaj syrin tim mbi ty.
    Psalmet / Psalms 32:8
  • Hapat e njeriut i drejton Zoti, kur atij i pëlqejnë rrugët e tij.
    Psalmet / Psalms 37:23
  • Ti do të më udhëheqësh me këshillën tënde dhe do të më çosh pastaj në lavdi.
    Psalmet / Psalms 73:24
  • Hapi sytë e mi dhe unë do të sodit mrekullitë e ligjit tënd.
    Psalmet / Psalms 119:18
  • Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim.
    Psalmet / Psalms 119:105
  • Zbulimi i fjalëve të tua ndriçon dhe u jep mendje njerëzve të thjeshtë.
    Psalmet / Psalms 119:130
  • Më bëj të ndjej mirësinë tënde në mëngjes, sepse unë kam besim te ti; më trego rrugën nëpër të cilën duhet të eci, sepse unë e lartoj shpirtin tim drejt teje.
    Psalmet / Psalms 143:8
  • Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd;pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua.
    Fjalët e urta / Proverbs 3:5, 6
  • Kur do të ecësh, do të të udhëheqin; kur të pushosh, do të të ruajnë; kur të zgjohesh, do të flasin me ty.
    Fjalët e urta / Proverbs 6:22
  • Kur do të shkoni djathtas ose kur do të shkoni majtas, veshët e tu do të dëgjojnë prapa teje një fjalë që do të thotë: "Kjo është rruga, ecni në të!".
    Isaia / Isaiah 30:21
  • Do t'i bëj të verbërit të ecin nëpër një rrugë që ata nuk e njihnin dhe do t'i çoj nëpër shtigje të panjohura; do të ndryshoj para tyre terrin në dritë dhe vendet dredha-dredha në fushë. Këto gjëra do të bëj për ta dhe nuk do t'i braktis.
    Isaia / Isaiah 42:16
  • Zoti, Zoti, më ka dhënë gjuhën e dishepujve që të mund ta mbaj me fjalë të lodhurin; ai më zgjon çdo mëngjes; zgjon veshin tim, që unë të dëgjoj si veprojnë dishepujt.
    Isaia / Isaiah 50:4
  • Zoti do të të udhëheqë vazhdimisht, do të ngopë shpirtin tënd në vendet e thata dhe do t'u japë forcë kockave të tua; ti do të jesh si një kopsht i vaditur dhe si një burim uji, ujërat e të cilit nuk shterojnë.
    Isaia / Isaiah 58:11
  • O Zot, unë e di që rruga e njeriut nuk varet nga fuqia e tij dhe njeriu që ecën nuk ka fuqi të drejtojë hapat e tij.
    Jeremia / Jeremiah 10:23
  • Do të vinë duke qarë, do t'i çoj duke u lutur. Do t'i bëj të ecin gjatë rrjedhave ujore, nëpër një rrugë të drejtë në të cilën nuk do të pengohen, sepse jam një atë për Izraelin, dhe Efraimi është i parëlinduri im.
    Jeremia / Jeremiah 31:9
  • sepse ecim nëpërmjet besimit dhe jo nëpërmjet vizionit.
    2 KORINTASVE / Corinthians 5:7
  • Dhe nuk ka asnjë krijesë që të jetë e fshehur para tij, por të gjitha janë lakuriq dhe të zbuluara para syve të Atij, të cilit ne do t'i japim llogari.
    HEBRENJTE / Hebrew 4:12
  • po, në rast se kërkon me ngulm gjykimin dhe ngre zërin për të siguruar mirëkuptim,atëherë do të ndjesh frikën e Zotit dhe ke për të gjetur kuptimin e Perëndisë.Sepse Zoti jep diturinë; nga goja e tij rrjedhin njohuria dhe arsyeja.
    Fjalët e urta / Proverbs 2:3, 5, 6
  • Prirjet e zemrës i përkasin njeriut, por përgjigja e gjuhës vjen nga Zoti.
    Fjalët e urta / Proverbs 16:1
  • Njerëzit e këqij nuk e kuptojnë drejtësinë, por ata që e kërkojnë Zotin kuptojnë çdo gjë.
    Fjalët e urta / Proverbs 28:5
  • Fryma e Zotit do të pushojë mbi të; fryma e diturisë dhe e zgjuarësisë, fryma e këshillës dhe e fuqisë, fryma e njohurisë dhe e frikës të Zotit.I dashuri i tij do të qëndrojë në frikën nga Zoti, nuk do të gjykojë nga pamja, nuk do të japë vendime sipas fjalëve që thuhen,
    Isaia / Isaiah 11:2, 3
  • Katër të rinjve Perëndia u dha njohuri dhe mend në gjithë letërsinë dhe diturinë; dhe Danieli fitoi njohuri për çdo lloj vegimi dhe ëndrre.
    Daniel 1:17
  • Dhe ky njeri të mos pandehë se do të marrë diçka nga Zoti,
    JAKOBI / James 1:5
  • Më bëj të ndjej mirësinë tënde në mëngjes, sepse unë kam besim te ti; më trego rrugën nëpër të cilën duhet të eci, sepse unë e lartoj shpirtin tim drejt teje.
    Psalmet / Psalms 143:8
  • Më mëso so ta plotësoj vullnetin tënd, sepse ti je Perëndia im; Fryma jote e mirë le të më udhëheqë në tokë të shenjtë.Gjallëromë, o Zot, për hir të emrit tënd; me drejtësinë tënde më shpëto nga fatkeqësia.
    Psalmet / Psalms 143:10, 11
  • Rruga e budallait është e drejtë para syve të tij, por ai që dëgjon këshillat është i urtë.
    Fjalët e urta / Proverbs 12:15
  • Planet dështojnë ku nuk ka arsye, por realizohen atje ku ka një mori këshilltarësh.
    Fjalët e urta / Proverbs 15:22
  • Dëgjo këshillën dhe prano mësimet, që ti të bëhesh i urtë për kusurin e ditëve të tua.
    Fjalët e urta / Proverbs 19:20
  • Planet bëhen të qëndrueshme nga këshilla; prandaj bëje luftën me këshilla të urta.
    Fjalët e urta / Proverbs 20:18
  • Sepse me këshilla të urta do të mund të bësh luftën tënde, dhe në numrin e madh të këshilltarëve është fitorja.
    Fjalët e urta / Proverbs 24:6
  • Mos gjykoni sipas pamjes së jashtme, por gjykoni sipas drejtësisë!''
    GJONI / John 7:24
  • Nga vijnë luftërat dhe grindjet te ju?. A nuk vijnë, nga pasionet që luftojnë ndër gjymtyrët tuaja?
    JAKOBI / James 3:17
  • Ja, kjo është e treta herë që po vij te ju. ''Çdo gjë do të qëndrojë me gojën e dy a tre dëshmitarëve''.
    2 KORINTASVE / Corinthians 13:1