Në varësi të Zotit
-
Por Moisiu i tha popullit: "Mos kini frikë, qëndroni dhe çlirimi do të vijë nga Zoti, i cili do ta bëjë sot për ju; sepse Egjiptasit që shihni sot, nuk do t'i shihni më kurrë. Zoti do të luftojë për ju, dhe ju do të rrini të qetë".
Eksodi / Exodus 14:13, 14 -
"Kur të shkosh në luftë kundër armiqve të tu dhe të shikosh kuaj, qerre dhe njerëz në një numër më të madh se ato që ke ti, mos ki frikë prej tyre, sepse Zoti, Perëndia yt, që të bëri të ngjitesh nga vendi i Egjiptit, është me ty.
Ligji i Përtërirë / Deuteronomy 20:1 -
Përveç kësaj Zoti vetë ecën para teje; ai do të jetë me ty; nuk do të të lërë dhe s'ka për të të braktisur; mos u tremb dhe mos u tmerro".
Ligji i Përtërirë / Deuteronomy 31:8 -
Një i vetëm nga ju do të ndjekë njëmijë prej tyre, sepse Zoti, Perëndia juaj, është ai që lufton për ju, siç e ka premtuar.
Jozueu / Joshua 23:10 -
Ai ruan rrugën që bëjnë shenjtorët e tij, por të pafetë do të vdesin në errësirë, sepse njeriu nuk do të mbizotërojë me anë të forcës.
1 i Samuelit / Samuel 2:9 -
Jonathani i tha shqyrtarit të ri: "Eja, shkojmë drejt pozicioneve të këtyre të parrethprerëve; ndofta Zoti ka për të vepruar në favorin tonë, sepse asgjë nuk e pengon Zotin të sigurojë shpëtimin me shumë ose me pak njerëz".
1 i Samuelit / Samuel 14:6 -
Atëherë gjithë kjo turmë do të mësojë që Zoti nuk të shpëton me anë të shpatës as me anë të shtizës; sepse përfundimi i betejës varet nga Zoti, dhe ai do t'ju dorëzojë në duart tona".
1 i Samuelit / Samuel 17:47 -
"Tregohuni të fortë dhe trima! Mos kini frikë dhe mos u tronditni para mbretit të Asirisë dhe para morisë që është me të, sepse me ne është një më i madh nga ai që ndodhet me të.Me të është një krah prej mishi, por me ne është Zoti, Perëndia ynë, për të na ndihmuar dhe për të luftuar nël betejat tona". Populli u qetësua nga fjalët e Ezekias, mbretit të Judës.
2 i Kronikave / Chronicles 32:7, 8 -
Hapat e mia kanë qëndruar të sigurt në shtigjet e tua dhe këmbët e mia nuk janë lëkundur.
Psalmet / Psalms 17:5 -
Siguromë drejtësi, o Zot, sepse kam ecur në ndershmërinë time dhe kam pasur besim te Zoti pa u lëkundur.
Psalmet / Psalms 26:1 -
Na ndihmo kundër armikut, sepse është e kotë ndihma e njeriut.
Psalmet / Psalms 60:11 -
Shpirti im, gjej prehje vetëm te Perëndia, sepse shpresa ime vjen nga ai.
Psalmet / Psalms 62:5 -
Lum ata që e vënë forcën e tyre te ti dhe kanë në zemër rrugët e tua! Ata kalojnë nga një forcë te tjetra dhe në fund paraqiten para Perëndisë në Sion.They go from strength to strength,
Psalmet / Psalms 84:5, 7 -
Ai nuk do t'u trëmbet lajmeve të këqia; zemra e tij është e fortë, me besim tek Zoti.Zemra e tij është e sigurt; ai nuk do të ketë fare frikë, deri sa të mos shikojë triumfues mbi armiqtë e tij.
Psalmet / Psalms 112:7, 8 -
Éshtë më mirë të gjesh strehë tek Zoti se sa t'i kesh besim njeriut.
Psalmet / Psalms 118:8 -
Më bëj të ndjej mirësinë tënde në mëngjes, sepse unë kam besim te ti; më trego rrugën nëpër të cilën duhet të eci, sepse unë e lartoj shpirtin tim drejt teje.
Psalmet / Psalms 143:8 -
Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd;pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua.
Fjalët e urta / Proverbs 3:5, 6 -
Sepse kështu thotë Zoti, Zoti, i Shenjti i Izraelit: "Duke u kthyer tek unë dhe duke pushuar tek unë, do të shpëtoni; forca juaj qëndron në qetësinë dhe në besimin tuaj. Por ju nuk keni dashur,
Isaia / Isaiah 30:15 -
Atëherë ai, duke u përgjigjur, më tha: "Kjo është fjala e Zotit drejtuar Zorobabelit: Jo për fuqinë dhe as për forcën, por për Frymën time", thotë Zoti i ushtrive.
Zakaria / Zechariah 4:6 -
Unë jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qëndron në mua dhe unë në të, jep shumë fryt, sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë.
GJONI / John 15:5 -
Ky është ai që erdhi me anë të ujit e gjakut, Jezu Krishti; jo vetëm me anë të ujit, por me anë të ujit e me anë të gjakut. Dhe Fryma është ai që dëshmon, sepse Fryma është e vërteta.
1GJONI / I John 5:4