Pushime
-
Unë rashë e fjeta; pastaj u zgjova, sepse Zoti më përkrah.
Psalmet / Psalms 3:5 -
Në paqe do të bie dhe në paqe do të fle, sepse ti vetëm, o Zot, më mban në siguri.
Psalmet / Psalms 4:8 -
Ti nuk do të kesh frikë nga tmerri i natës, sa nga shigjeta që fluturon ditën,
Psalmet / Psalms 91:5 -
Éshtë e kotë që ju të çoheni herët dhe të shkoni vonë për të pushuar dhe për të ngrënë bukën e nxjerrë me punë të rëndë, sepse ai u jep pushim atyre që do.
Psalmet / Psalms 127:2 -
Kur do të biesh për të fjetur, nuk do të kesh frikë; po, do të biesh dhe gjumi yt do të jetë i ëmbël.
Fjalët e urta / Proverbs 3:24 -
I ëmbël është gjumi i punonjësit, qoftë edhe kur ha pak ose shumë; por velitja e të pasurit nuk e lë atë të flerë.
Ecclesiastes 5:12 -
Ai hyn në paqe; ata që kanë ecur në ndershmëri pushojnë në shtretërit e tyre.
Isaia / Isaiah 57:2 -
"I bekuar qoftë Zoti, që i dha paqe popullit të Izraelit, sipas gjithë atyre premtimeve që kishte bërë; as edhe një fjalë e vetme nuk mbeti pa u zbatuar nga të gjitha premtimet e bëra prej tij me anë të shërbëtorit të tij Moisi.
1 i Mbretërve / I Kings 8:56 -
Do të jesh i sigurt sepse ka shpresë; do të shikosh rreth e qark dhe do të pushosh në siguri.
Jobi / Job 11:18 -
Ai hyn në paqe; ata që kanë ecur në ndershmëri pushojnë në shtretërit e tyre.
Isaia / Isaiah 57:2 -
Në rast se e përmban këmbën që të mos dhunosh të shtunën, në rast se nuk kryen punët e tua gjatë ditës sime të shenjtë, në rast se e quan të shtunën kënaqësi, ditën e shenjtë të Zotit, që meritondo të gjesh kënaqësinë tënde tek Zoti, dhe unë do të të bëjë që të kalërosh mbi lartësitë e tokës dhe do të të jap të hash trashëgiminë e Jakobit, atit tënd, sepse goja e Zotit ka folur".
Isaia / Isaiah 58:13:14 -
Pra, nëse hani, nëse pini, nëse bëni ndonjë gjë tjetër, të gjitha t'i bëni për lavdinë e Perëndisë.
1 KORINTASVE / Corinthians 10:31 -
Sepse kush ka hyrë në prehjen e tij, ka bërë pushim edhe ai nga veprat e veta, ashtu si Perëndia nga të tijat.Le të përpiqemi, pra, të hyjmë në atë prehje, që askush të mos bjerë në atë shëmbull të mosbindjes.
HEBRENJTE / Hebrew 4:9, 10