Inkurajim


  • Psalmet / Psalms 34:18Zoti qëndron afër atyre që e kanë zemrën të thyer dhe shpëton ata që e kanë frymën të dërmuar.
  • Psalmet / Psalms 34:22 Zoti shpengon jetën e shërbëtorëve të tij, dhe asnjë nga ata që gjejnë strehë te ai nuk do të shkatërrohet.
  • Psalmet / Psalms 37:24 Por kur njeriu rrëzohet, nuk shtrihet për tokë, sepse Zoti e mban për dore.
  • Psalmet / Psalms 71:20, 21 Ti, që më bëre të provoj shumë fatkeqësira, të rënda, do të më japësh përsëri jetën dhe do të më bësh të ngrihem lart nga humnerat e tokës. Ti do të rritesh madhështinë time dhe do të kthehesh të më ngushëllosh.
  • Psalmet / Psalms 94:19 Kur një numër i madh shqetësimesh më mbysnin, përdëllimet e tua më jepnin zemër.
  • Psalmet / Psalms 119:50 Ky është përdëllimi im në pikëllim, që fjala jote më ka dhënë jetë.
  • Psalmet / Psalms 138:7 Edhe sikur unë të eci në mes të fatkeqësisë, ti do të më ruash të gjallë; ti do të zgjatësh dorën kundër zemërimit të armiqve të mi, dhe dora jote e djathtë do të më shpëtojë.
  • Psalmet / Psalms 142:3 Kur fryma po më dobësohej, ti e dije ecjen time. Ata kanë përgatitur një lak për mua te shtegu që po kaloja.
  • Isaia / Isaiah 25:4 Kur fryma po më dobësohej, ti e dije ecjen time. Ata kanë përgatitur një lak për mua te shtegu që po kaloja.
  • Isaia / Isaiah 41:10 Mos ki frikë, sepse unë jam me ty, mos e humb, sepse unë jam Perëndia yt. Unë të forcoj dhe njëkohësisht të ndihmoj dhe të mbaj me dorën e djathtë të drejtësisë sime.
  • Isaia / Isaiah 41:17Të mjerët dhe të varfërit kërkojnë ujë, por mungon; gjuha e tyre u është tharë nga etja; unë, Zoti do t'ua plotësoj dëshirën; unë, Perëndia i Izraelit, nuk do t'i braktis.
  • Isaia / Isaiah 41:18Do të bëj që të dalin lumenj mbi kodrat e zhveshura dhe burime në mes të luginave; do ta bëjë shkretëtirën një liqen uji dhe tokën e thatë burim ujërash.
  • Isaia / Isaiah 61:3 për t'u dhënë gëzim atyre që pikëllohen në Sion, për t'u dhënë atyre një diademë në vend të hirit, vajin e gëzimit në vend të zisë, mantelin e lavdërimit në vend të një fryme të ligështuar, me qëllim që të quhen lisa të drejtësisë mbjellja e Zotit, për të paraqitur lavdinë e tij.
  • Vajtimet / Lamentatians 3:31-33 Sepse Zoti nuk hedh poshtë për gjithnjë; por, në rast se të hidhëron, do ti vijë keq sipas shumicës së zemërmirësive të tij, sepse nuk e bën me kënaqësi poshtërimin dhe hidhërimin e bijve të njerëzve.
  • ROMAKEVE / Romans 8:28 Dhe ne e dimë se të gjitha gjëra bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij.
  • FILIPIANEVE / Philippians1:6 Dhe është e drejtë që unë të ndjej këto për ju të gjithë, sepse ju kam në zemër, sepse ju si në vargonjtë e mi ashtu edhe në mbrojtjen dhe në vërtetimin e ungjillit jeni të gjithë pjestarë me mua të hirit.
  • II TIMOTEUT / Timothy 2:12 Nëse jemi të pabesë, ai mbetet besnik, sepse ai nuk mund të mohojë vetveten.