Forcë
- 
 Shërbejini Zotit, Perëndisë tuaj, ai do të bekojë bukën tënde dhe ujin tënd; dhe unë do të largoj sëmundjen nga ti. 
 Eksodi / Exodus 23:25
- 
"Kthehu prapa dhe i thuaj Ezekias, princit të popullit tim: "Kështu flet Zoti, Perëndia i Davidit, atit tënd: Kam dëgjuar lutjen tënde dhe kam parë lotët e tu; ja, unë po të shëroj; ditën e tretë do të ngjitesh në shtëpinë e Zotit.   
 2 i Mbretërve / II Kings 20:5
- 
Kështu Davidi bëhej gjithnjë e më i madh dhe Zoti i ushtrive ishte me të.  
 1 i Kronikave / Chronicles 11:9
- 
O Zot, mbreti do të gëzohet me forcën tënde dhe do të ngazëllojë për shpëtimin tënd!   
 Psalmet / Psalms 21:1
- Ai të kishte kërkuar jetë dhe ti i dhe ditë të gjata në përjetësi.
-  
 Psalmet / Psalms 21:6
- 
He keepeth all his bones: not one of them is broken.  
 Psalmet / Psalms 34:20
- 
O Perëndi, ti më ke mësuar që në fëmijëri; dhe deri më sot unë kam shpallur mrekullitë e tua.Edhe tani që jam plakur dhe jam thinjur, o Perëndi, mos më braktis deri sa t'i kem treguar këtij brezi fuqinë tënde dhe mrekullitë e tua gjithë atyre që do të vijnë. 
 Psalmet / Psalms 71:17, 18
- 
Ai nuk do t'u trëmbet lajmeve të këqia; zemra e tij është e fortë, me besim tek Zoti.   
 Psalmet / Psalms 112:7
- 
Bijtë tanë në rininë e tyre qofshin si një bimë e harlisur, dhe bijat tona qofshin si shtylla qosheje, të gdhendura mirë për të zbukuruar një pallat.  
 Psalmet / Psalms 144:12
- 
Atëherë do të ecësh i sigurt në rrugën tënde dhe këmba jote nuk do të pengohet.  
 Fjalët e urta / Proverbs 3:23
- 
Nuk kam gëzim më të madh nga ky: të dëgjoj se bijtë e mi ecin në të vërtetën.  
 3 GJONI / John 1:2
- 
Davidi i tha pastaj të birit Salomon: "Ji i fortë dhe trim, përvishju punës, mos ki frikë dhe mos u trondit, sepse Zoti Perëndi, Perëndia im, do të jetë me ty. Ai nuk do të lërë dhe nuk do të braktisë deri sa të mbarosh tërë punën për shërbimin e shtëpisë të Zotit. 
 1 i Kronikave / Chronicles 28:20
- 
Me të është një krah prej mishi, por me ne është Zoti, Perëndia ynë, për të na ndihmuar dhe për të luftuar nël betejat tona". Populli u qetësua nga fjalët e Ezekias, mbretit të Judës.  
 2 i Kronikave / Chronicles 32:8
- 
Nga goja e të vegjëlve dhe foshnjave në gji ke vendosur lëvdimin për shkak të armiqve të tu, për t'i mbyllur gojën armikut dhe hakmarrësit.   
 Psalmet / Psalms 8:2
- 
sepse me ty mund të sulmoj një aradhe dhe me Perëndinë tim mund të kërcej mbi një mur.Rruga e Perëndisë është e përsosur; fjala e Zotit është pastruar me anë të zjarrit; ai është mburoja e të gjithë atyre që gjejnë strehë tek ai.  Perëndia është ai që më rrethon me forcë dhe që e bën jetën time të përsosur.   
 Psalmet / Psalms 18:29, 30, 32
- 
Disa kanë besim te qerret dhe të tjerë te kuajt, por ne do të kujtojmë emrin e Zotit, Perëndisë tonë.   
 Psalmet / Psalms 20:7
- 
Oh, sikur të mos isha i sigurt të shoh mirësinë e Zotit në dheun e të gjallëve!Ki besim të madh te Zoti; ji i fortë, ki zemër; ki besim të madh te Zoti.  
 Psalmet / Psalms 27:13, 14
- 
Zoti është forca ime dhe mburoja ime; zemra ime ka pasur besim tek ai dhe unë u ndihmova; prandaj zemra ime ngazëllen dhe unë do ta kremtoj këtë me këngën time.Zoti është forca e popullit të tij, dhe streha e shpëtimit për të vajosurin e tij.  
 Psalmet / Psalms 28:7, 8
- 
Por shpëtimi i të drejtëve vjen nga Zoti; ai është kështjella e tyre në kohën e fatkeqësisë.   
 Psalmet / Psalms 37:39
- 
Mishi im dhe zemra ime nuk mund të ligështohen, por Perëndia është kështjella e zemrës sime dhe pjesa ime në përjetësi. 
 Psalmet / Psalms 73:26
- 
Lum ata që e vënë forcën e tyre te ti dhe kanë në zemër rrugët e tua!  Ata kalojnë nga një forcë te tjetra dhe në fund paraqiten para Perëndisë në Sion.  
 Psalmet / Psalms 84:5, 7
- 
Jeta ime tretet në dhimbje; më jep forcë sipas fjalës sate.   
 Psalmet / Psalms 119:28
- 
sepse ti ke qenë një kështjellë për të varfërin, një kështjellë për të mjerin në fatkeqësinë e tij, një strehë kundër stuhisë, një hije kundër të nxehtit, sepse fryma e tiranëve është si një furtunë kundër murit.  
 Isaia / Isaiah 25:4
- 
Ai i jep forcë të lodhurit dhe rrit fuqinë e të këputurit.  
 Isaia / Isaiah 40:29
- 
Mos ki frikë, sepse unë jam me ty, mos e humb, sepse unë jam Perëndia yt. Unë të forcoj dhe njëkohësisht të ndihmoj dhe të mbaj me dorën e djathtë të drejtësisë sime.   
 Isaia / Isaiah 41:10
- 
Dhe Jezusi duke përqëndruar shikimin mbi ata tha: ''Për njerëzit kjo është e pamundur, por për Perëndinë çdo gjë është e mundur''.   
 MATEU / Matthew 19:26
- 
Çfarë të themi, pra, për këto gjëra? Në qoftë se Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh?  
 ROMAKEVE / Romans 8:31
- 
jo se jemi të aftë prej vetiu të kuptojmë ndonjë gjë sikur vjen nga vetja jonë, por aftësia jonë vjen nga Perëndia,   
 2 KORINTASVE / Corinthians 3:5
- 
sepse armët e luftës sonë nuk janë prej mishi, por të fuqishme në Perëndinë për të shkatërruar fortesat,  
 2 KORINTASVE / Corinthians 10:4
- 
Por ai më tha: ''Hiri im të mjafton, sepse fuqia ime përsoset në dobësi''. Prandaj me kënaqësi të madhe do të krenohem më tepër për dobësitë e mia, që fuqia e Krishtit të rrijë tek unë.Prandaj unë kënaqem në dobësi, në fyerje, në nevoja, në përndjekje, në ngushtica për shkak të Krishtit, sepse, kur jam i dobët, atëherë jam i fortë. 
 2 KORINTASVE / Corinthians 12:9, 10
- 
që Krishti të banojë në zemrat tuaja me anë të besimit,  
 EFESIANEVE / Ephesians 3:16
- 
që Krishti të banojë në zemrat tuaja me anë të besimit, 
 EFESIANEVE / Ephesians 6:10
- 
Po ju bëtë mirë që morët pjesë në pikëllimin tim.   
 FILIPIANEVE / Philippians4:13
- 
Y Ne jemi prej Perëndisë; kush njeh Perëndinë na dëgjon; kush nuk është prej Perëndisë nuk na dëgjon; nga kjo njohim Frymën e së vërtetës dhe frymën e gabimit.  
 1GJONI / John 4:4
- 
Prandaj kështu thotë Zoti, Perëndia i ushtrive: "Duke qenë se keni folur në këtë mënyrë, unë do t'i bëj fjalët e mia si zjarr në gojën tënde, dhe këtë popull si dru, që ai do të përpijë.   
 Jeremia / Jeremiah 5:14
- 
Do t'i bëj të fuqishëm në Zotin dhe ata do të ecin në emrin e tij", thotë Zoti.  
 Zakaria / Zechariah 10:12
- 
sepse nuk do të jeni ju që do të flisni, por Fryma e Atit tuaj që do të flasë në ju.  
 MATEU / Matthew 10:20
- 
Ju do të merrni fuqi kur Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ju dhe do të bëheni dëshmitarët e mi në Jeruzalem dhe në gjithë JUDA / Judenë, në Samari dhe deri në skajin e dheut''.   
 VEPRAT / Acts 1:8
- 
Ata, kur e panë çiltërsinë e Pjetrit dhe të Gjonit dhe duke kuptuar se ishin njerëz të pamësuar dhe pa arsim, u mrrekulluan dhe i njihnin se kishin qenë me Jezusin.   
 VEPRAT / Acts 4:13
- 
Sepse mesazhi i kryqit është marrëzi për ata që humbin, por për ne që shpëtohemi është fuqia e Perëndisë.   
 1 KORINTASVE / Corinthians 1:18
- 
Dhe fjala ime dhe predikimi im nuk u bënë me fjalë mbushamendëse nga dituria njerëzore, por në dëftim të Frymës dhe të fuqisë,që besimi juaj të mos qëndrojë mbi diturinë e njerëzve, po mbi fuqinë e Perëndisë. 
 1 KORINTASVE / Corinthians 2:4, 5