Krenari


  • Mos vazhdoni të flisni me aq mburrje; të mos dalin fjalë arrogante nga goja juaj, sepse Zoti është Perëndia i njohjes dhe ai i peshon veprimet.-
    1 Samuel 2:3
  • Kur vjen kryelartësia, vjen edhe turpi; por dituria është me njerëzit e thjeshtë.-
    Fjalët e urta / Proverbs 11:2
  • Nga krenaria rrjedhin vetëm grindjet, por dituria është me ata që u kushtojnë kujdes këshillave.-
    Fjalët e urta / Proverbs 13:10
  • Zoti do të shkatërrojë shtëpinë e krenarëve, por do t'i bëjë të qëndrueshëm kufijtë e gruas së ve. -
    Fjalët e urta / Proverbs 15:25
  • Çmimi i përvujtërisë është frika e Zotit, pasuria, lavdia dhe jeta.-
    Fjalët e urta / Proverbs 22:4
  • Kryelartësia e njeriut e çon poshtë atë, por ai që ka një shpirt të përvuajtur do të ketë lavdi. -
    Fjalët e urta / Proverbs 29:23
  • Prandaj ai që mendon se qëndron më këmbë, le të shohë se mos bjerë.
    I KORINTASVE / Corinthians 10:12
  • Ka vetëm një Ligjdhënës, që mund të të shpëtojë ose të të çojë në humbje; por ti kush je që gjykon një tjetër?-
    JAKOBI / James 4:10
  • Sepse kushdo që e larton veten do të poshterohet, dhe kush e poshtëron veten do të lartohet''. -
    LLUKA / Luke 14:11
  • Kundër këtyre gjërave nuk ka ligj.Edhe ata që janë të Krishtit e kanë kryqëzuar mishin bashkë me pasionet dhe lakmitë të tij. -
    GALATASVE / Galatians 5:22, 23
  • Mos mendojë secili për interesin e vet, por edhe atë të të tjerëve.Kini në ju po atë ndjenjë që ishte në Jezu Krishtin,i cili, edhe pse ishte në trajtë Perëndie, nuk e çmoi si një gjë ku të mbahej fort për të qenë barabar me Perëndinë, -
    FILIPIANEVE / Philippians2:3-5
  • Ai që është zemërkrenar është i neveritshëm për Zotin; edhe sikur t'i shtrëngojë dorën një tjetri për besëlidhje, nuk ka për të mbetur pa u ndëshkuar. -
    Fjalët e urta / Proverbs 16:5
  • Përpara shkatërrimit vjen kryelartësia dhe përpara rrëzimit fryma krenare.
    Fjalët e urta / Proverbs 16:18
  • Ka një rrugë që njeriut i duket e drejtë, por në fund ajo të nxjerr në udhët e vdekjes. -
    Fjalët e urta / Proverbs 16:25
  • Përpara shkatërrimit, zemra e njeriut ngrihet, por para lavdisë vjen përulësia.-
    Fjalët e urta / Proverbs 18:12
  • Afrohuni te Perëndia dhe ai do t'ju afrohet juve; pastroni duart tuaja, o mëkatarë; dhe pastroni zemrat o njerëz me dy mendje! -
    JAKOBI / James 4:6
  • Ai do të udhëheqë njerëzit zemërbutë në drejtësi dhe do t'u mësojë të përulurve rrugën e tij.-
    Psalmet / Psalms 25:9
  • dhe gjithë merakun tuaj hidheni mbi të, sepse ai merakoset për ju.Jini të përmbajtur, rrini zgjuar; sepse kundërshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë.Kundërshtojeni, duke qëndruar të patundur në besim, sepse e dini se të njëjtat vuajtje po i heqin vëllezërit tuaj të shpërndarë nëpër botë. -
    1 PJETRI / I Peter 5:5-7
  • Mbreti i Izraelit u përgjigj: "I thoni: "Ai që ka armaturën në trup të mos lavdërohet si ai që e heq"". -
    1 Kings 20:11
  • Mbreti i Izraelit u përgjigj: "I thoni: "Ai që ka armaturën në trup të mos lavdërohet si ai që e heq"". -
    Isaia / Isaiah 66:2