Furnizim


  • edhe të çlironte të gjithë ata që nga frika e vdekjes i ishin nënshtruar robërisë për tërë jetën.Sepse ai nuk kujdeset për engjëjt, por ndihmon pasardhjen e Abrahamit. -
    1 TIMOTEUT / Timothy 6:10
  • Por para së gjithash kërkoni mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij dhe të gjitha këto gjëra do t'ju shtohen. -
    MATEU / Matthew 6:33
  • Një njeri do të vjedhë Perëndinë? Megjithatë ju më vidhni dhe pastaj thoni: "Çfarë të kemi vjedhur?". Të dhjetën dhe ofertat.Mallkimi ju ka qëlluar, sepse më vidhni, po, mbarë kombi.Sillni gjithë të dhjetat në shtëpinë e thesarit, që të ketë ushqim në shtëpinë time dhe pastaj më vini në provë për këtë gjë", thotë Zoti i ushtrive, "në se unë nuk do t'i hap pragjet e qiellit dhe nuk do të derdh mbi ju aq shumë bekim, sa nuk do të keni vend të mjaftueshëm ku ta shtini. -
    Malakia / Malachi 3:8-10
  • Perëndisë tonë e Atit tonë lavdi në shekuj të shekujve. Amen. -
    FILIPIANEVE / Philippians 4:19
  • Unë kam qenë fëmijë dhe tani jam plakur, por nuk e kam parë kurrë të drejtin të braktisur dhe pasardhësit e tij të lypin bukë. -
    Psalmet / Psalms37:25
  • Në se dikush sheh vëllanë e vet se kryen një mëkat që nuk çon në vdekje, le t'i lutet Perëndisë, dhe ai do t'i japë jetën, atyre që bëjnë mëkat që nuk çon në vdekje. Ka mëkat që çon në vdekje nuk them që ai të lutet për këtë.Çdo paudhësi është mëkat; por ka mëkat që nuk çon në vdekje. -
    1 GJONI / John 5:14, 15
  • Zoti është bariu im, asgjë nuk do të më mungojë. -
    Psalmet / Psalms 23:1
  • Luanët e vegjël vuajnë nga mungesa e madhe dhe nga uria, por atyre që kërkojnë Zotin nuk u mungon asgjë. -
    Psalmet / Psalms 34:10
  • Perëndisë tonë e Atit tonë lavdi në shekuj të shekujve. Amen. -
    Psalmet / Psalms 68:19
  • Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit; hap gojën tënde dhe unë do të ta mbush. -
    Psalmet / Psalms 81:10
  • Sepse Zoti Perëndi është diell dhe mburojë; Zoti do të japë hir dhe lavdi; ai nuk u refuzon asnjë të mirë atyre që ecin drejt. -
    Psalmet / Psalms 84:11
  • Sytë e të gjithëve shikojnë drejt teje duke pritur, dhe ti u jep atyre ushqimin në kohën e duhur.Ti e hap dorën tënde dhe plotëson dëshirën e çdo qënieje të gjallë. -
    Psalmet / Psalms 145:15, 16
  • I drejti ha sa të ngopet, por barku i të pabesëve vuan nga uria. -
    Fjalët e urta / Proverbs 13:25
  • Në rast se jeni të gatshëm të bindeni, do të hani gjërat më të mira të vendit;por në rast se refuzoni dhe rebeloheni, do t'ju përpijë shpata", sepse goja e Zotit ka folur. -
    Isaia / Isaiah1:19, 20
  • Dhe do t'ua bëj të bekura vendet rreth kodrës sime; do të bëj të bjerë shiu në kohën e duhur, dhe do të jenë shira bekimi. -
    Ezekieli / Ezekiel 34:26
  • Mos u bëni, pra, si ata, sepse Ati juaj i di gjërat për të cilat keni nevojë, para se ju t'i kërkoni.-
    MATEU / Matthew 6:8
  • Lypni dhe do t'ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t'ju çelet.Sepse kush lyp merr, kush kërkon gjen dhe do t'i çelet atij që troket. -
    MATEU / Matthew7:7, 8
  • Në qoftë se ju, që jeni të këqij, dini t'u jepni dhurata të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj, që është në qiej, do t'u japë gjëra të mira atyre që ia kërkojnë. -
    MATEU / Matthew 7:11
  • Dhe gjithçka të kërkoni në lutje, duke patur besim, do të merrni''. -
    MATEU / Matthew 21:22
  • Pastaj u tha atyre: ''Kur ju dërgova pa trasta, pa thes dhe pa sandale, vallë a ju mungoi gjë?''. Dhe ata thanë: ''Asgjë''. -
    LLUKA / Luke 22:35
  • Kështu edhe Zoti urdhëroi që ata që shpallin ungjillin, nga ungjilli të rrojnë. -
    I KORINTASVE / Corinthians 9:14
  • Ai që zbaton urdhërimet e tij qëndron në Perëndinë, dhe Ai në të; dhe prej kësaj ne dijmë se ai qëndron në ne: nga Fryma që ai na dha. -
    I GJONI / John 3:22